Site icon Telegrafi

Gold AG nderohet me titullin “Nderi i Preshevës”, kryetari i komunës i dhuron Çelësin e Qytetit

Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, së fundmi është nderuar me një mirënjohje të veçantë.

Atij i është dhuruar titulli “Nderi i Preshevës”, nga i pari i kësaj komune, Shqiprim Arifi.

Ky vlerësim artistik vjen në sajë të karrierës së suksesshme të reperit, i cili në këngët e tij ka tentuar gjithmonë të shpërfaqë vlerat patriotike të kombit.

Foto: Norik Uka

Gold AG, emri i vërtetë i të cilit është Arian Agushi, kap pranuar nga kryetari Shqiprim Arifi Çelësin e Qytetit, si shenjë mirënjohjeje që e ka të hapur gjithmonë derën në këtë qytet.

Vet kryetari Arifi publikoi në rrjetin social Facebok disa fotografi nga mikpritja në zyrë që ia bëri reperit preshevas, ku ndër të tjerash i dhuroi edhe mirënjohjen.

“Ekzekutivi i Komunës së Preshevës ka vendosur të nderojë me titullin: “Nderi i Preshevës” çdokend që ka kontribuar fuqishëm për Preshevën, që me përkushtimin dhe dashurinë e tyre për punën dhe vendin e kanë nderuar dhe përfaqësuar Preshevën në mënyrën më të denjë. Titull ky që me kënaqësinë më të madhe do të ndahet personalisht nga Kryetari i Komunës së Preshevës dhe që do të vazhdoj të aplikohet edhe në gjeneratat në vijim për t’i nderuar të gjithë ata që i sollën dhe mbrojtën krenarinë Preshevës; Sot, për herë të parë, me simbolin e Çelësit dhe me titullin: NDERI I PRESHEVËS nderova këngëtarin Preshevar: Arian Agushi i njohur si GOLD AG, i cili Preshevën tërë karrierën e tij e ka përfaqësuar në mënyrën e tij më të mire”, ka shkruar Shqiprim Arifi.

Ndërkohë, edhe reperi shqiptar i ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale këto fotografi, duke marrë urime të shumta nga ndjekësit për këtë titull të veçantë.

“Jam i nderuar që ky çmim për herë të parë mu dha mua sot në Preshevë, nga kryetari i komunës Shqiprim Arifi.Do të mundohem që gjithmonë ta përfaqësoj Preshevën në mënyrën më të mirë, që emri Preshevë le të njihet e le të duhet brez pas brezi.I kam kënduar e do ti këndoj gjithmonë edhe pse 10 vite jetë jetova në këtë vend, por dashnin dhe aromën e saj e mbaj me vete kudo që shkoj.Faleminderit shumë kryetar, lus Zotin që asnjëherë mos ta koris emrin PRESHEVË”, shkroi reperi Gold AG pas pranimit të Çelësit të Qytetit. /Telegrafi/

Exit mobile version