Telegrafi

Gold AG mbështet imamin Shefqet Krasniqi (Foto)

Shefqet Krasniqit i është ngritur një aktakuzë për terrorizëm.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurit Shefqet Krasniqi për veprat penale “shtytja për kryerjen e veprave terroriste”,”Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik” si dhe “shmangia nga tatimi”.

Pas ngritjes së aktakuzës ndaj imamit, ka reaguar duke solidarizuar me Krasniqin edhe reperi Arian Agushi, i njohur si Gold Ag.

Lexo po ashtu Aktakuzë për terrorizëm kundër imamit Shefqet Krasniqi

Ky i fundit ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet bashkë me imamin e akuzuar, transmeton Telegrafi.

“Allahu qoftë me ty”, ka shkruar reperi në Instagram.

Kujtojmë se Gold Ag njihet për mbështetjen ndaj fesë islame ndërsa ka qenë kohë më parë edhe në qytetin e shenjtë të Mekës. /Telegrafi/