Site icon Telegrafi

Gold AG mbërrin në vatrën e tërmetit, ndihmon banorët e Thumanës me gjëra materiale

Tragjedia e ndodhur gjatë ditës së martë ka tronditur shqiptarët në mbarë vendin.

Numri i madh i viktimave dhe të lënduarve që pasoi nga ty tërmete të fuqishme që goditën Durrësin, për që të gjithë shqiptarët të jenë në lot.

Të prekur nga ngjarja kanë ngelur shumë prej fytyrave publike, të cilët një pjesë e madhe e tyre kanë filluar aksione humanitare në ndihmë të të prekurve.

Lexo po ashtu Familja Vula ofron strehim dhe ushqim në Prishtinë për banorët e Thumanit dhe Durrësit

Një ndër ta është reperi Gold AG, i cili menjëherë ka mbërritur në vendin e ngjarjes, konkretisht në Komunën e Thumanës – aty ku dëmet dhe humbjet ishin më të mëdha.

Ai ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi nga vizita e kryer në vatrën e tërmetit, ku me ç’rast ka dhënë mbështetje për të pranishmit aty.

“Shqipëri jemi me ty”, ka shkruar Gold AG në mbishkrimin e një sërë fotografive, që pasqyronin aktivitetin e tij bamirës në Thumanë.

Ai madje i ka lajmëruar fansat e tij se për shkak të tragjedisë së ndodhur, këngën “Adem Jashari” të planifikuar ta publikonte nesër (e mërkurë), nuk do ta lansojë në nderim të viktimave që humbën jetën. /Telegrafi/

Foto: Gold AG/InstaStory
Exit mobile version