Telegrafi

Gold AG mban fjalën, bën vizitë te varri i Art Kurtit për Ramazan

Reeperi i njohur Gold AG ka treguar gjithmonë se është një mysliman i devotshëm.

Ai praktikon të gjitha ritet fetare, gjersa agjëron edhe përgjatë gjithë muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Gold AG gjithashtu ruan një miqësi shumë të mirë me yje të shumtë të estradës, teksa një miqësi të afërt kishte edhe me aktorin tashmë të ndjerë, Art Kurtin.

Humbja e tij rreth dy muaj më parë la të shokuar gjithë opinionin, teksa ashtu siç i kishte premtuar, Gold AG do t’i bënte vizitë për Ramazan, megjithëse këtë vizitë do ta bënte te varri i tij.

Në një fotografi të publikuar në rrjetin social Instagram, Gold AG shfaqet i pikëlluar te varri i Artit, teksa shkruan në mbishkrimin e fotografisë fjalë prekëse për të ndjerin.

“Art a t’kom thon që vi në Ramazan te ti o vllau jem … Lus Zotin fuqiplotë që në këto ditë Ramazani të shpërblej me të mirat e tij”(sic.), shkruan Gold AG në mbishkrimin e fotografisë.

I ndjeri Art Kurti, ishte i njohur për publikun si aktor i hit serialit “O Sa Mirë”, teksa u nda nga jeta muaj më parë duke kryer vetëvrasje. /Telegrafi/