Gold AG është shprehur shumë krenar që ka bllokuar rrugët e Prishtinës.
Reperi po xhiron klipin e ri që publikohet shumë shpejt.
“Omëlsina” titullohet projekti i ri i Goldit i cili është krejt ndryshe.
Ai për këtë klip ka filluar kohë më parë xhirimet dhe është dashur të xhirojë në rrugët e Prishtinës, të cilat ai i ka bllokuar.
Për këtë ai ka shprehur krenarinë, duke shkruar në faqen zyrtare: “I bllokon pra”, në shenjë krenarie.
Gold AG pritet të jetë aktiv gjatë këtij sezoni ku ai pritet të jetë ndër më të kërkuarit në diasporë. /Telegrafi/