Reperi shqiptar është një prej këngëtarëve aktiv me projekte të reja që sjell para fansave.
Golg Ag kohët e fundit ka pasur bashkëpunime të suksesshme me këngëtarë të ndryshëm të estradës muzikore shqiptare.
Ai njihet për këngët që ka motive patriotike, por edhe këngë që i kushtohen personave më të shtrenjtë në jetë – nënës.
Arian Asllani ka bërë të ditur përmes llogarisë personale në Instagram se së shpejti do të sjell një këngë që i kushtohet nënave shqiptare.
Kënga që titullohet “Nënat shqiptare” do të publikohet më 3 mars (e diele) rreth orës 17:00.
Mbetet të shihen në ditët në vijim detajet e projektit pasi që këngëtari nuk ka treguar ndonjë specifik rreth videokëngës.
Ndryshe, Goldi kohët e fundit është marrë edhe me aktivitete humanitare teksa është parë në krah të Halil Kastratit. /Telegrafi/