Telegrafi

Gold Ag i këndon Suharekës

Reperi që njihet për këngët patriotike dhe që prek temat sociale, ka sjell edhe një projekt të ri muzikor.

Bëhet fjalë për Gold Ag, i cili ka publikuar këngën më të re para fansave dhe opinionit të gjerë gjersa kësaj radhe i ka kënduar një qytetit të Kosovës.

“Suhareka”, titullohet kënga më e re e artistit, të cilin e ka shoqëruar edhe me një video mjaft të veçantë.

Në fakt, në rolin e heroit shqiptar Besim Ndrecës paraqitet Florim Kleqka, i cili me mjeshtri mishëron ish-ushtarin e UÇK-së.

Theksojmë se tekstin dhe muzikën e këngës e ka bërë vetë reperi gjersa orkestrimin e ka bërë Alban Furtuna.

Ndryshe, Gold Ag ka paralajmëruar edhe disa këngë të reja gjatë ditëve të ardhshme dhe do të mbajë disa koncerte. /Telegrafi/