Vali Corleone apo princi i madh italiano-shqiptar shpesh herë është temë kryesore e medieve në Kosovë dhe Shqipëri.
Shpesh herë me Valin shumë fansa dhe persona nga estrada bëjnë shaka me atë, duke ironizuar me fjalët e tij, por kjo nuk është aspak e rëndësishme për Corleonen shqiptar.
Vali vazhdimisht poston fotografi nga Gjilani, apo siç e quan ai ‘Sicilia e vogël’.
Në fotografit e tij shihet qartë jeta luksoze që e bën ai. I mbuluar me ari, i rrethuar me femra të bukura, në pronësi të tij ka makina luksoze të markave më të mira dhe e gjitha kjo për atë është rutinë.
Vali shpesh herë i kushton kohë edhe problemeve politike, ekonomike të vendit tonë, kjo me së miri tregohet edhe me reagimin e ashpër që ka bërë ai ndaj gazetarëve nga Shqipëria pas largimit të lojtarëve nga Kombëtarja e Shqipërisë në drejtim të përfaqësues së Kosovës.
Por, duke lënë anash të gjitha këto, këngëtari Gold Ag duket se ka gjetur kohë për ta ‘imituar’ atë, duke bërë fotografi në stilin e Valit.
Më poshtë keni disa fotografitë dhe mund të vlerësoni vetë se e ka imituar, apo jo. /Telegrafi/