Site icon Telegrafi

Gold AG për nënën: E vetmja që nuk më tradhtoi

Arian Agushi është një ndër reperët që njihet për tekstet me tematika të ndryshme – nga jeta sociale deri tek ato patriotike dhe kushtuar nënave.

Gold Ag kohët e fundit ka sjell dy këngë që i kushton nënës, “Zemra e nanës” apo “Dashnia e nanës”, të cilat ia kanë prekur zemrat e të gjithëve me fjalët që reperit i kanë buruar nga shpirti.

Ai kurrë nuk ka nguruar që t’ia shprehë edhe publikisht dashurisë nënës dhe herë pas here i bën dedikime të veçanta.

Rep-artisti së fundi ka publikuar një fotografi teksa shihet me të ëmën gjersa ka shkruar edhe disa rreshta për të.

“Tash e dikur, me këmbë e me duar, kaluam së bashku çdo shkëmb e çdo gurë, prej kur isha i vogël e sot që u bëra burrë, vetëm emri yt NANË nuk më tradhtoi kurrë”, ka shkruar ndër të tjerash Goldi.

Ndryshe, ky i fundit është duke punuar në video projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/

Exit mobile version