Telegrafi

Gold AG flet për shakatë që iu bënë për datën e lindjes së djalit: Zoti ka dashur që të ndodhë, gëzohem që jam pjesë e këtyre debateve

Foto: YouTube

Reperi i njohur nga Presheva, Gold AG, ditën e djeshme (28 nëntor) solli këngën e re dedikuar djalit të tij, Guerilit, i cili po ashtu lindi në këtë datë rreth një vit më parë.

Derisa shquhet si një patriot i madh, në rrjet kanë qenë të shumta reagimet se ‘si ka mundësi që djali i tij ka lindur pikërisht më 28 nëntor’, në Ditën e Flamurit.

Ai së fundmi në një intervistë për ATV iu është përgjigjur këtyre kritikave duke thënë se edhe po të kishte lindur më 27 e 29 nëntor do të ishin të tilla komente.

“Shumë e kanë përfolur këtë temë, përse bash më 28, si ka ndodh, Zoti ka dashur që të ndodhë. Për Zotin 28 nuk është asgjë për mua dhe për të gjithë shqiptarët është diçka e veçantë. Jam falënderues pafund”, u shpreh Arian Agushi (emri i vërtetë i reperit).

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Gold Ag

“Ata që kanë bërë shaka nëse nuk kish lind më 28 kishin thënë që për pak nuk ia qëllove me 27 e me 29. Gëzohem që jam pjesë e këtyre debateve”, vazhdon më tej artisti.

Gold AG (Foto: Facebook)

I njëjti u martua rreth një vit me parë me partneren e tij, doktoreshën e estetikës nga Gjilani, Ermira Shkodrën.

Çifti po në atë vit mirëpritën fëmijën e parë, djalin që e pagëzuan me emrin Gueril. /Telegrafi/