Reperi i njohur Gold AG është një ndër reperët më të pëlqyer shqiptarë.
Me prejardhje është nga Lugina e Preshevës, ku kaloi edhe 10 vite të fëmijërisë, gjersa më pas bashkë me nënën u shpërngul në Prishtinë ku vazhduan pjesën tjetër të jetës.
Goldi e ka humbur shumë i ri babanë e tij, dhe në disa intervista është shprehur se i mungon jashtëzakonissht shumë, dhe e vret fakti që nuk pati fatin ta njohë aq mirë.
Babai i reperit është i varrosur në Preshevë, gjersa Goldi tregon se shkon mjaft shpesh për ta vizituar atë.
Ai ka publikuar së fundmi një fotografi në rrjetet sociale ku shfaqe varrin e babait, teksa në mbishkrimin e fjalisë me emocion shkruan: “Ti je arsyeja e parë që e vizitoj Luginën”.
Këto imazhe kanë prekur edhe fansat të cilët e kanë përgëzuar për faktin që nuk harron kurrë të gjendet pranë varrit të babait të ndjerë. /Telegrafi/