Gold Ag është një ndër reperët më të mirë shqiptarë, i cili njihet për tekstet patriotike.
Reperi që në realitet quhet Arian Agushi, ditë më parë ka publikuar këngën “Fiksim”, i cili ka ardhur në bashkëpunim me Anxhela Peristerin.
Këngëtari ka bërë të ditur se kurrë në jetë nuk ka bërë këngë komerciale dhe që nuk ka ndonjë mesazh në fund të saj.
https://www.youtube.com/watch?v=TmrfR_buRIU
Kështu së paku ka pohuar përmes llogarisë personale në Instagram teksa ka falënderuar fansat.
“Faleminderit për mbështetjen, për respektin e dashurinë. Gjithashtu faleminderit edhe për kritikat se pa ato nuk i ka hije personalitetit të njeriut. Disave i ka ardhur çudi ky lloj bashkëpunimi, por i kuptoj se nuk i kanë përcjell tjerat më herët. Unë jam artist i kësaj rryme dhe çfarëdo lloj videoklipi që del mos harroni se jam këngëtarë. Haxhi jam për shpirt tim e këngëtarë për popull. Dukuri negative nuk këndoj deri në frymën e fundit e për klipe qysh o vendi bohet kuvendi”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.
Ndryshe, Gold Ag është duke punuar në video projekte të reja muzikore si dhe do të mbajë koncerte. /Telegrafi/