Ende pa u bërë tri javë që nga publikimi i projektit “Pushkë e çifteli” në bashkëpunim me Leonora Jakupin, Gold Ag do të vijë me një tjetër këngëtare të madhe të skenës muzikore shqiptare.
“Dashnia e nanës” titullohet kënga më e re e reperit, të cilën e ka realizuar në bashkëpunim me Shyhrete Behlulin, transmeton Telegrafi.
Ky projekt i punuar nga vetë reperi dhe orkestruar nga Fatos Canolli, pritet të publikohet të premten me katër mars i realizuar me videoklip.
Pjesë e videoklipit është edhe aktorja Nexhmije Sellca./Telegrafi/