Site icon Telegrafi

Gold Ag dhe Shyhrete Behluli realizojnë klipin, pamje ekskluzive nga xhirimet (Foto)

Pas suksesit me bashkëpunimin me Leonora Jakupin, Gold Ag ka bashkuar forcat me një tjetër këngëtare të njohur të skenës muzikore shqiptare.

Bëhet fjalë për Shyhrete Behlulin, me të cilën reperi i njohur ka realizuar një këngë kushtuar nënës, transmeton Telegrafi.

“Dashnia e nanës” titullohet kënga e punuar nga vetë rep artisti dhe e orkestruar nga Fatos Canolli.

Në këtë videoklip, xhirimet e të cilit tashmë kanë përfunduar, reperi tregon aftësitë e tij edhe në aktrim në rolin e djalit ndërsa roli i nënës luhet nga aktorja Nexhmije Sellca.

Telegrafi ka siguruar disa fotografi ekskluzive nga xhirimet e videoklipit, i cili pritet që për publikim të jetë gati brenda pak ditësh./Telegrafi/


Exit mobile version