Gold Ag nuk ka të ndalur me krijimin e këngëve të reja.
Pas projektit solo të titulluar “Pa hile”, mësohet se reperi po punon rreth një bashkëpunimi të ri me grupin Ilirët, transmeton Telegrafi.
Artistët tashmë kanë nisur me realizimin e këngës, e cila po punohet në studion e Don Arbas.
“Xhamadani vija vija” dhe “Fjalët e qiririt” ishin dy projektet e kaluara që sollën së bashku ndërsa pritet të shihet nëse projekti i tretë do të jetë një këngë origjinale apo ndonjë tjetër përpunim./Telegrafi/