Telegrafi

Gold Ag dhe Kaltrina Selimi për 10 ditë, një milion klikime (Video)

Reperi Gold Ag dhe Kaltrina Selimi para 10 ditësh kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri muzikor “Pa ty”, një baladë  e punuar nga Genc Prelvukaj.

Kënga mesa duket është pritur mirë nga fansat e të dy palëve, gjersa suksesin po e dëshmojnë edhe klikimet në YouTube.

Lexo po ashtu Premierë: Gold Ag dhe Kaltrina Selimi publikojnë "Pa ty" (Video)

Vetëm brenda 10 ditëve, “Pa ty” ka arritur të grumbullojë mbi një milion klikime.

Një shifër relativisht e lartë kjo për një baladë, pasi dihet tashmë që këngët ritmike janë ato që kërkohen më shumë nga publiku, dhe si rezultat marrin më shumë klikime. /Telegrafi/