Gold Ag ka sjell këngën më të re muzikore në tregun shqiptar.
“Djali i ushtarit”, titullohet kënga më e re e këngëtarit, të cilën e ka shoqëruar me videoklip.
Në fakt, reperi këtë këngë e ka sjell në duet me këngëtarin e njohur shqiptar, Hysni Klinakun.
Në videon e këngës mjaft domethënëse me rolet paraqiten edhe aktorët Çun Lajçi dhe Leze Qena.
Theksojmë se për tekstin dhe muzikën e këngës është përkujdes vet Gold AG gjersa për orkestrimin Fatos Canolli.
Për videon e këngës u kujdes video kompania e njohur shqiptare, M Production.
Ndryshe, kjo nuk do të jetë kënga e fundit e këngëtarit, i cili ka paralajmëruar edhe disa të tjera gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/