Telegrafi

Gold AG dhe Hysni Klinaku publikojnë projektin e ri “Në Dukagjin” (Video)

Reperi Gold AG dhe këngëtari Hysni Klinaku kanë publikuar projektin e tyre më të ri, këngën dhe klipin “Në Dukagjin”.

Ky është bashkëpunimi i tyre i katërt, pas tre bashkëpunimeve të tjera shumë të suksesshme si: “Pushka e Lirisë”, “Shqiptar me zemër” dhe “Ruaje Flamurin”.

Lexo po ashtu Nder i madh: Gold AG merr çmimin e heroit të kombit, "Shkëlzen Haradinaj" (Foto)

Kënga e re “Në Dukagjin” është me motive patriotike, gjersa është shoqëruar edhe me një klip, i cili është xhiruar në disa lokacione të ndryshme në Rrafshin e Dukagjinit.

Muzikën dhe tekstin i ka realizuar vet reperi, orkestrimi është bërë në studion e Alban Furtunës, ndërsa për videoklipin janë kujdesur M Production. /Telegrafi/