Telegrafi

Gold AG dhe Granit Ismajli publikojnë këngën “Diaspora”

Gold AG dhe Granit Ismajli (Foto: YouTube/blackfishofficial)

Rep-artisti i njohur shqiptar, Gold AG, para disa ditësh ka paralajmëruar këngën më të re kushtuar mërgimtarëve.

Gjatë ditës së sotme (e premte), përmes rrjetit social Instagram, ai ka bërë të ditur se tashmë është lansuar projekti në të gjitha platformat digjitale.

“Diaspora” titullohet kënga, e cila erdhi në bashkëpunim me këngëtarin Granit Ismajli.

Tekstin e saj e kanë shkruar të dy artistët, ndërsa për instrumentalin e saj është përkujdesur Genc Prelvukaj dhe Granit Ismajli.

Klipi me ngjyrime verore, që solli edhe pamje nga personalitete shqiptare me famë ndërkombëtare është realizuar nga Black Fish.

Që nga publikimi i këngës, fansat e dyshes kanë shprehur interesim për ta dëgjuar, gjë që bëri të bëhet një këngë mjaft e klikuar. /Telegrafi/