Telegrafi

Gold Ag dhe Duda nisin xhirimet e klipit të ri

Gold Ag dhe Duda kanë bashkuar forcat sërish për të sjell një projekt të ri së bashku.

Ariani për Telegrafin zbuloi se kënga mban titullin “Hajde” dhe do të vijë e realizuar me videoklip.

Dyshja e famshme tashmë kanë filluar xhirimet dhe pritet që për publikim projekti të jetë gati shumë shpejt.

Ndryshe Duda sapo ka realizuar edhe një tjetër bashkëpunim me reperin Capital T, i cili po ashtu është realizuar me videoklip dhe do të publikohet brenda pak ditësh./Telegrafi/