Telegrafi

Gold Ag dhe Buraku sjellin përmes këngës një ngjarje të vërtetë (Video)

Gold Ag nuk ka të ndalur me projekte të reja muzikore për tregun shqiptar.

“Urime ditëlindjen” është kënga e re e reperit, i cili e ka shoqëruar me video.

Për rrëfimin e bazuar në ngjarje të vërtetë jetësore, Arian Agushi ka zgjedhur të bashkëpunojë me Burakun.

Ajo bën fjalë për histori dashurie mes dy të rinj, ku djaloshi zgjodhi ta befasojë të dashurën.

MAX Production është përkujdesur për videon e veçantë të xhiruar në ambiente të ndryshme mjedisore.

Theksojmë se për tekstin dhe muzikën është kujdesur vet këngëtari, Gold AG si dhe Kreshnik Avdiu.

Gjithashtu për orkestrimin u përzgjodh Ardian Kastrati, i cili ka punuar edhe shumë yje të tjerë të muzikës shqiptare.

Ndryshe, këngëtarët kanë paralajmëruar se do të sjellin ndaras edhe disa këngë të tjera gjatë vitit 2018. /Telegrafi/