Site icon Telegrafi

Gold AG dhe bashkëshortja e tij, Ermira Shkodra nisin pushimet në vendin luksoz “Drymades Inn”

Gold AG dhe Ermira Shkodra (Foto: Instagram)

Reperi nga Presheva, Gold AG, vetëm pak ditë më parë kurorëzoi dashurinë e tij me martesë.

Ai i dha fund beqarisë duke u martuar me bukuroshen nga Gjilani njëherësh doktoreshën e estetikës, Ermira Shkodrën.

Përkundër se nuk kanë mbajtur akoma një ceremoni të dasmës, çifti realizuan një fotosesion unik si ‘burrë e grua’.

Arian Agushi (Foto: Instagram)

Sidoqoftë, të njëjtit pas martesës duket se kanë nisur pushimet në “Drymades Inn” – vendin e preferuar të yjeve shqiptare si për pushime e po ashtu edhe për xhirime të ndonjë videoklipi.

Lexo po ashtu "Drymades Inn" - vendi i preferuar i yjeve shqiptare për t'i kaluar pushimet dhe xhiruar klipet

Në “Drymades Inn” klipet xhiruan javë më parë: Rina Balaj e Sin Boy si dhe këngëtari Butrint Imeri klipin e këngës së re “Si përpara”.

Çifti i lartpërmendur ndërkohë përmes rrjeteve sociale kanë njoftuar për fillimin e pushimeve e po ashtu kanë sjell edhe pamje të vendit luksoz.

Ermira Shkodra (Foto: Instagram)

Krahas kësaj, Gold AG ka nisur punën për projekte muzikore dhe nesër pritet të publikojë këngën e re të titulluar “Diaspora”. /Telegrafi/

Exit mobile version