Site icon Telegrafi

Gold AG boton 1000 kopje të revistës “Argëtimi” ndërsa i shpërndan te policët dhe spitalet

Gold AG (Foto: Instagram)

Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, është mjaft aktiv këtë kohë pandemie dhe tashmë shquhet për anën e tij humane.

Ai së fundmi përmes rrjeteve sociale njoftoi fansat se ka botuar revistën enigmatike “Argëtimi”, e cila përmban 100 fjalëkryqe.

Sipas artistit nga Presheva, janë botuar 1000 kopje për t’i shpërndarë te policia, ushtria dhe spitalet të cilët janë në shërbimin tonë 24 orë.

 

“REVISTA ENIGMATIME “ARGËTIMI” me 100 fjalëkryqe. I kam botuar 1000 kopje për ti shpërndarë te policia,ushtria dhe spitalet të cilët janë në shërbimin tonë 24 orë”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Gold Ag

“Ky numër shkon falas, e me lejen e Zotit numri tjetër për të gjithë vendin del sa të kalon ky virus”, ka shkruar ndër tjerash 34-vjeçari.

Gold AG (Foto: Instagram)

Gjatë kësaj periudhe të izolimit, nuk kanë munguar as këshillat dhe mesazhet e ndryshme nga Arian Agushi (emri i vërtetë i reperit).

Ndërkohë, “Epopeja e UÇK-së” mban titullin kënga e fundit e lansuar nga reperi në fillim të muajit mars. /Telegrafi/

Exit mobile version