Reperi kosovar ka reaguar në lidhje me ndërtimin e shtëpive për minoritetin serb në fshatin Mushtisht të Suharekës.
Gold Ag ka thënë se serbët po vijnë sërish sikur kur kishin ardhur nga Karpatet, madje qeveria po e ndihmon në këtë aspekt.
“Kadal kadal po vijnë sërish si kur patën rrëshqit prej Karpateve. Qysh bre qeveri e nderure keni pare me ju bo konak armikut e 1 euro se keni nda më së pari për familjen Jashari ! E leje mos të flasim për skamnoret e tjerë te vendit ata as qe i shihni bile. Edhe emrat mysliman krejt i keni e leje qe s’vini në xhami po as bashkësinë Islame kur se ndihmoni. A ka fund ndonjëherë kjo marre a ndoshta edhe fytyra ju ka bo 5 pare?”, ka shkruar reperi në Facebook.
Kujtojmë se ditë më parë qeveria serbe kishte vendosur që të ndërtojë një lagje të re në veri të Mitrovicës të quajtur Lugina e Diellit. /Telegrafi/