Pak më parë, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit, ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i është konfirmuar aktakuza nga Zyra e Prokurorit të Dhomave të Specializuara.
Kjo u bë e ditur nga vet kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, përmes një deklarate që ka dhënë për mediet.
Lidhur me këtë, një reagim së fundmi e ka bërë edhe reperi Arian Agushi apo Gold AG.
“Thuj çka të duash nëse paske çka me thanë, veç jo për UÇK-në deri në qershorin e 99. Ardhsh faqebardhë komandant. Kadri Veseli”, ka shkruar ai.
Përveç Gold AG, përkrahjen ndaj Veselit e ka shprehur edhe artisti nga Ferizaj, Gramos Aliu (Mozzik), përmes një postimi të ndarë në rrjetet sociale.
Veseli po ashtu para nisjes për në Hagë është tërhequr nga aktivitetet politike, duke thënë se ‘do ta mbrojmë të vërtetën tonë historike’. /Telegrafi/