Pas nderit të madh që i është bërë nga familja Haradinajm dhe kryetari i Deçanit Rasim Selmanaj, duke i dhënë çmimin e nderit të kombit “Shkëlzen Haradinaj”, reperi Gold AG do të jetë prezent edhe në Epopenë e Dukagjinit.
Ai do të jetë i pranishëm në këtë akademi përkujtimore, e cila mbahet më datën 24 mars në Deçan, me fillim në ora 12:00.
Lajmin për prezencën e tij, reperi e ka konfirmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.
Përndryshe, ai do të performojë para të pranishmëve disa nga këngët e tij me motive patrotike, duke përfshirë këtu edhe këngën e tij të fundit “Në Dukagjin”, të cilë e solli në bashkëpunim me Hysni Klinakun. /Telegrafi/