Chelsea ka fituar ndaj Stoke Cityt me rezultat 0-4 në Ligën Premier.
Vendasit u treguan të rrezikshëm në disa raste, por Blutë ishin konkretë.
Goli i parë në takim u shënua nga Alvaro Morata në minutën e dytë pas asistimit nga Cesar Azpilicueta.
Pas tij shënoi spanjolli tjetër, Pedro, i cili me një gjuajte të mirë në minutë 30-të thelloi epërsinë në 2-0.
Morata shënoi edhe në minutën e 77-të për golin e qetësisë. Kurse het-trikun e kompletoi në minutën e 82-të.
Pas kësaj fitore skuadra e drejtuar nga Antonio Conte renditet në pozitën e tretë me 13 pikë, kurse Stoke në vendin e 15 me pesë pikë.
Ndeshja e ardhshme e kampionëve aktual është ndaj Manchester Cityt, kurse skuadra e Xherdan Shaqirit ( i cili luajti gjatë gjithë takimit) do përballet ndaj Southamptonit. /Telegrafi/