Prishtina ka fituar 2-1 ndaj Ferizajt në kuadër të javës së 11-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Pas vetëm gjashtë minutash lojë, bardhëeklatrit kaluan në epërsi me anë të Leotrim Kryeziut.
Vendasit vazhduan me lojë të mirë në minutat në vazhdim, por që lëshuan raste të mira shënimi.
Në 45 minutat e dytë, kryeqytetasit ia dolën të vulsonin fitoren e tyre, duke realizuar edhe golin e dytë, por që pësuan një tjetër.
Ishte minuta e 67-të e takimit, kur Kryeziu shënoi golin e tij të dytë personal, për të relaksuar edhe më shumë ekipin e tij..
Mirëpo, Ferizaj nuk u dorëzua deri në fund dhe ngushtoi epërsinë e Prishtinës në 2-1 në minutën e 83-të me anë të Donat Hasanajt.
Pas javës së 11-të, Prishtina gjendet në vendin e tretë me 15 pikë, ndërsa Ferizaj pozicionohet në të fundit me tetë sosh. /Telegrafi/