Site icon Telegrafi

Golashënuesit më të mirë në kualifikueset e Ligës së Kampionëve, listës i prinë Mevlan Zeka

Mbrëmë janë zhvilluar tetë ndeshje në kuadër të kualifikueseve për Ligën e Kampionëve.

Kampioni i Kosovës, Feronikeli ka arritur të dal i pamposhtur kundër skuadrës së Uellsit, The New Saints.

Drenicakët kanë arritur një barazim dramatik në minutat e fundit duke barazuar me rezultat 2-2 në stadiumin e “Park Hall” të Shropshires.

Skuadra tjetër shqiptare, Shkëndija e Tetovës ka arritur të triumfojë 1-0 si mysafirë i skuadrës estoneze, Kalaja.

Tashmë dihen edhe top-golashënuesit e kësaj faze kualifikueseve të garës më prestigjioze evropiane për klubet.

Në krye të listës gjenden tri futbollistë me nga dy gola, ku në mesin e tyre është edhe sulmuesi gjakovar i Nikelit, Mevlan Zeka.

Lexo po ashtu Barazimi i Feronikelit në Uells, Superligës së Kosovës i rritet koeficienti në renditjen e UEFA-s

Me nga dy gola: P. Avetisyan (Ararat), L. Lappalainen (Helsingin Jalkapalloklubi), M. Zeka (KF Feronikeli).

Me nga një gol: A. Bettaieb (Dudelange), J. Borg (Valletta), G. Draper (The New Saints), O. Edouard (Celtic), A. Edwards (The New Saints), A. Fazliu (KF Feronikeli), M. Hoti (KF Feronikeli), A. Ibraimi (KF Shkendija), M. Johnston (Celtic), Javi Camochu (Don Denis Santa Coloma), D. O’Shaughnessy (Helsingin Jalkapalloklubi), C. Obasi (AIK Fotboll), M. Oremuš (FK Sarajevo), Douglas Packer (Valletta), E. Postnikov (FK Astana), K. Rexha (KF Feronikeli), S. Sinclair (Celtic), Chus Sosa (Don Denis Santa Coloma) dhe D. Stolz (Dudelange). /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=8X0zpzPqBgU

Exit mobile version