Telegrafi

Golashënuesit më të mirë në Kosovë, Daku dhe John lënë mbrapa të gjithë

Ka përfunduar java e 12-të në elitën e futbollit kosovar, ku derbi mes Dritës dhe Prishtinës përfundoi pa fitues 0-0.

Por ajo që bije në sy është se sulmuesit kanë qenë aktiv në këtë xhiro, sidomos ata të Llapit dhe kampionit në fuqi Trepçës ’89.

Pas 12 ndeshjeve të zhvilluara, në krye të listës së golashënuesve prinë dy futbollistë me gola të njëjtë.

Super talenti i Llapit, gjilanasi Mirlnd Daku dhe nigeriani Oto John kanë shënuar nga gjashtë gola në këtë edicion garave.

Daku dhe John lënë mbrapa me nga një gol Xhevdet Shabanin e Dritës dhe Genc Hamitin e Drenicës që kanë shënuar nga pesë gola.

Talenti tjetër kosovar, Florent Hasani ka katër gola po aq sa kanë edhe Ardit Jaupaj i Flamurtarit, Semir Zeneli i Vëllaznimit dhe Fetim Kasapi i Besës.

Florim Berbatovci, Betim Haxhimusa, Ahmed Januzi, Artur Magani, Altin Merlaku dhe Mark Milicaj kanë shënuar nga tre gola deri më tani. /Telegrafi/