Telegrafi

Golashënuesit më të mirë deri tani në Euro 2016

Antoine Griezmann, Olivier Giroud dhe Dimitri Payet janë duke i prirë garës për Këpucën e Artë të Euro 2016.

Tre francezët kanë realizuar së bashku dhjetë gola për kombëtaren e tyre, që me fitoren 5 me 2 ndaj Islandës ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale ku do të përballet me Gjermaninë.

Antoine Griezmann i prin kësaj gare me katër gola dhe dy asistime. Pas sulmuesit të Atletico Madridit vjen ai i Arsenalit, Olivier Giroud me tre gola dhe dy asistime, transmeton koha.net.

Dimitri Payet i West Hamit është i treti me tre gola dhe dy asistime, por ka 77 minuta më shumë të zhvilluara se Giroudi.

Kjo është top dhjetëshja e golashënuesve më të mirë deri tani në Euro 2016:

1. Antoine Griezmann 4 gola, 2 asistime, 345 minuta lojë

2. Olivier Giroud 3 gola, 2 asistime, 300 minuta lojë

3. Dimitri Payet 3 gola, 2 asistime, 377 minuta lojë

4. Gareth Bale 3 gola, 1 asistim, 443 minuta lojë

5. Alvaro Morata 3 gola, 0 asistime, 289 minuta lojë

6. Cristiano Ronaldo 2 gola, 2 asistime, 510 minuta lojë

7. Radja Nainggolan 2 gola, 1 asistim, 365 minuta lojë

8. Ivan Perishic 2 gola, 1 asistim, 387 minuta lojë

9. Jakub Blaszczykowski 2 gola, 1 asistim, 445 minuta lojë

10. Nani 2 gola, 1 asistim, 500 minuta lojë