Telegrafi

Golashënuesi më i mirë në histori të futbollit – Ronaldo ia thyen rekordin Peles

Foto: Goal.com

Juventusi është duke fituar 3-0 ndaj Udineses në kuadër të javës së 15-të në Serie A.

Zonja e Vjetër duke se e ka mbyllur çështjen e fituesit dhe do të arkëtojë tri pikë.

Pasi shënoi golin e parë, Cristiano Ronaldo shënoi edhe të dytin personal.

Rodrigo Bentancur asistoi për yllin portugez që shënoi për 3-0 në minutën e 70-të.

Kujtojmë se ky është goli i 14-të i Ronaldos deri më tani në këtë sezon dhe është njëherit golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave, duke thyer rekordin e Peles që kishte 757, derisa pesë herë fituesi i Topit të Artë aktualisht ka 758. /Telegrafi/