Telegrafi

Golashënuesi i dyfishtë, Otto John: Kam pasur shumë presion pa shënuar

(Foto: Facebook/FC Prishtina)

Prishtina regjistroi fitore të rëndësishme përballë Connah’s Quay Nomads në kuadër të raundit të dytë të fazës kualifikuese në Ligën e Konferencës.

Bardhekaltrit shënuan katër gola, derisa kampioni i Uellsit vetëm një, ashtu që janë në situatë të mirë për t’u kualifikuar në raundin e tretë.

Otto John ishte golashënues i dyfishtë në këtë takim, ndërsa pos fitores iu është gëzuar edhe golave personalë.

(Foto: Facebook/FC Prishtina)

“Kam pasur shumë presion pa shënuar, por kam vazhduar, kam punuar dhe jam shumë i lumtur që më në fund erdhën edhe golat”.

Lexo po ashtu Prishtina nënshtron kampionin e Uellsit, me një këmbë në raundin e tretë të Ligës së Konferencës

“Sot pata mjaftueshëm topa në zonë, ia dola që dy prej tyre t’i konkretizoj dhe të ndihmoj skuadrën drejt një fitoreje kaq të lartë që na e lehtëson pa dyshim për ndeshjen e kthimit dhe kalimin e raundit, qëllim të cilin e kemi kryesor”, ka thënë ai pas ndeshjes. /Telegrafi/