Site icon Telegrafi

Golac: Serbia nuk mund ta ndalë Kosovën që të luajë futboll

“Fatkeqësisht ky tregim do të përfundojë ashtu si dëshiron dikush tjetër, dhe jo si kemi qejf ne. Por, tanët (serbët) duhet të thonë diçka rreth kësaj. Nëse “dikush atje” (FIFA) ka vendosur, atëherë është një betejë e cila zhvillohet me decenie dhe është tregim i përfunduar”, ka thënë Golac për ‘alo.rs’, transmeton Tribuna.

“Nuk e di se si mund të parandalohet Kosova të luajë futboll”, shtoi ai. Në anën tjetër, mediumet tjera serbe bëjnë me dije se ish-futbollisti serb, Dejan Stankoviq, do të zëvendësojë kryetarin e tanishëm të Federatës Serbe të Futbollit, Tomislav Karaxhiq. Sipas tyre, Stankoviq mund të takohet me Fadil Vokrrin në janar të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/ 

Exit mobile version