Site icon Telegrafi

Gola të shumtë dhe befasi – rezultatet dhe renditja tabelare pas xhiros së gjashtë në Bon Voyage Superligën e Kosovës U21

Kanë përfunduar gjatë ditës së sotme të gjitha ndeshjet e xhiros së gjashtë në Bon Voyage Superligën e Kosovës U21.

Nuk ka munguar spektakli në pesë duelet e zhvilluara, me gola të shumtë, por edhe me rezultate befasuese.

Ballkani është mposhtur nga Malisheva me rezultat 3-4, derisa fitore në derbi ka marrë Prishtina në udhëtim te Drita me rezultat 2-3.

Dukagjini ka marrë pikët e para pasi ka mposhtur Fushë Kosovën me rezultat 2-1, derisa fitore para tifozëve të tyre ka shënuar edhe Liria me rezultat 3-1 ndaj Feronikelit ’74.

E dueli i vetëm që përfundoi pa fitues ishte ai mes Llapit dhe Gjilanit, ku ekipet u ndanë me barazim 1-1.

Pas gjashtë xhirove më Bon Voyage Superligën e Kosovës U21, kryesojnë Liria dhe Prishtina me nga 13 pikë, derisa nga 10 sosh kanë Llapi, Drita dhe Ballkani. /Telegrafi/

 

Exit mobile version