Chelsea ka bërë ‘gabimin’ e parë në Ligën e Evropës, teksa ka luajtur baras 2-2 në udhëtim te MOL Vidi.
Ndeshjen më mirë e nisën ish-kampionët e Anglisë, të cilët shënuan golin e parë në minutën e 30-të.
Ishte sulmuesi brazilian, Willian që realizoi gol të bukur nga gjuajtja e lirë për 0-1.
Epërsia e mysafirëve zgjati vetëm dy minuta, pasi vendasit barazuan kur mbrojtësi i ri i Chelseat, Ampadu dërgoi topin në rrjetën e tij për 1-1.
Me rezultatin e barabartë përfunduan edhe 45 minutat e para të kësaj sfide.
65 mins on the clock…
2-1 #VIDIvCFC pic.twitter.com/xW14sQhCz3
— Chelsea FC (@ChelseaFC) December 13, 2018
MOL Vidi arriti të kalonte në epërsi në minutën e 56-të, kur shënoi francezi Loic Nego një gol spektakolar për 2-1.
Londinezët nuk u dorëzuan dhe gjetën golin e barazimit 15 minuta para fundit të ndeshjes.
We're into the final 10 minutes here, as the Blues search for a winner.
COME ON CHELSEA! #VIDIvCFC pic.twitter.com/AdYCqc64Kb
— Chelsea FC (@ChelseaFC) December 13, 2018
Kësaj radhe ishte francezi Olivier Giroud që realizoi një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë për 2-2.
Kësisoj Chelsea e mbyll fazën e grupeve në Ligën e Evropës me pesë fitore dhe një barazim, në pozitën e parë me 16 pikë.
Ndërkohë MOL Vidi edhe përkundër këtij barazimi nuk ka arritur të sigurojë kalimin nga grupi. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=WUwCvKa4rgI