Site icon Telegrafi

Gola, raste, përleshje, kartonë të verdhë e të kuq, spektakël në tribuna – River Plate triumfon në ‘El Clasicon’ e Argjentinës (Video)

Njëri nga derbit më të mëdhenj në botë, mes River Plates dhe Boca Juniorsit ka dhuruar spektakël në Argjentinë.

Në fakt kjo ndeshje njihet si ‘El Clasico’ e Argjentinës dhe i ka takuar vendasve që kanë shënuar fitore me rezultat të pastër 2:0.

Kjo ndeshje ka sjellë gjithçka në fushë, duke nisur nga rastet e bukura për shënim, golat e vendasve, kartonët e verdhë që ishin tetë sosh por edhe të kuq që gjyqtari i shpërndau tre, një për vendasit dhe dy për mysafirët.

Pjesa e parë përfundoi pa fitues, ndërsa në të dytën vendasit arritën që për gjashtë minuta të shënojnë dy gola.

Sulmuesi i talentuar 20-vjeçar Sebastian Driussi arriti të shënoi golin e epërsisë nga penalltia në minutën e 63-të.

Vetëm gjashtë minuta më vonë, mbrojtësi kolumbian Mina Meza shënoi golin e dytë në ndeshje me kokë duke i siguruar tri pikë të mëdha ekipit të tij.

Në fundin e takimit, pati përleshje të mëdha në fushë mes futbollistëve të të dyja skuadrave ku gjyqtari nuk i kurseu me kartonë.

Sa i përket tribunave, aty ishte spektakël nga të dyja tifozëritë. /Telegrafi/

Exit mobile version