Telegrafi

Gola dhe befasi – rezultatet dhe tabelat në dy grupet e Ligës së Parë

Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së pestë në dy grupet e Ligës së Parë të Kosovës në futboll.

Nuk kanë munguar rezultatet interesante dhe befasitë në dy grupet A dhe B.

Vëllaznimi ka marrë fitore në derbi ndaj Trepçës ’89 në udhëtim 0-1, derisa tre pikë nga udhëtimi te Phoenix i fitoi edhe Dinamo pas fitore 0-2.

Rahoveci ishte skuadra e vetme që ndali pikët e plota në shtëpi pas fitores 1-0 ndaj Rilindjës.

Ndërkohë dy ndeshje përfunduan baras me rezultatin 1-1 Istogu – Suhareka dhe Trepça – Drenica.

Dinamo kryeson në Grupin A me 13 pikë pas pesë ndeshjeve, të ndjekur nga Suhareka me 10 pikë. Në fund të renditjes janë Rilindja e Istogu me nga katër pikë si dhe Phoenix me vetëm dy pikë.

Rezultatet dhe renditja në Grupin A:

Pas katër fitoreve radhazi Vjosa është ndalur në barazim në Grupin B, pasi u ndal nga 2 Korriku 0-0.

Me rezultatin e njëjtë 0-0 përfundoi edhe dueli në Prishtinë mes Ramiz Sadikut dhe Ferizajt.

Prishtina e Re e ka mposhtur Vushtrrinë me rezultat minimal 1-0, derisa me të njëjtin rezultat edhe Vllaznia ka triumfuar ndaj Kikës.

Ndërkohë fitore para adhuruesve të vet ka marrë edhe Ulpiana që ka mposhtur Flamurtarin 2-1.

Vjosa kryeson kampionatin me 13 pikë, të ndjekur nga Prishtina e Re dhe Ulpiana me nga 12 sosh. /Telegrafi/

Rezultatet dhe renditja në Grupin B: