Gavi ka shfrytëzuar maksimalisht të gjitha mundësitë që i janë dhënë deri më tani te Barcelona, dhe gradualisht është bërë një talent i klasit botëror.
Mesfushori 17-vjeçar ka përfituar nga lëndimet e titullarëve për t’u vendosur në formacionin titullar, si nën drejtimin e Ronald Koeman dhe tani të Xavi Hernandez.
Konkurrent i madh
Që kur bëri debutimin e tij me Barcelonën, të gjithë mund të shihnin se Gavi është një lojtar i veçantë.
Reprezentuesi spanjoll kombinon aftësitë e tij me një mentalitet konkurrues, pasi ai duket i etur për të luftuar për çdo top gjatë 90 minutave të një loje.
💙❤️ For the love of Barça pic.twitter.com/Pajph2tJDf
— FC Barcelona (@FCBarcelona) December 19, 2021
Në fakt, Gavi është në prag të pezullimit pasi tashmë i janë dhënë katër kartonë të verdhë në La Liga Santander.
Ajo që ne shohim në fushë është ajo që shohin shokët e tij të skuadrës dhe stafi i trajnerëve në stërvitje, pasi Gavi është një konkurrent natyral i lindur.
Gol dhe asistim
Gavi dyfishoi epërsinë e Barcelonës kundër Elches me një gol të jashtëzakonshëm pas një lëvizjeje individuale dhe një përfundimi të qetë për të mposhtur Edgar Badia.
Vizitorët shënuan dy herë në harkun e një minute pas një ore lojë për të barazuar rezultatin, por Gavi u shfaq përsëri për të asistuar për Nico Gonzalez, i cili shënoi golin e fitores për Barcelonën për t’u dhënë të tre pikët klubit nga Camp Nou.
Shumë lëvdata
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ishte plot lëvdata për performancën e Gavit pasi ndeshja në Camp Nou përfundoi të shtunën.
“Ndeshja që ai luajti është spektakolare, për shkak të ambicieve dhe personalitetit të tij. Të kesh atë është një spektakël: personaliteti i tij, çfarë gjeneron, goli, asistimi i tij. Ai është e ardhmja e klubit”, ka thënë Xavi.
"I'm surprised by his age—he's only 17."
— Xavi on Gavi pic.twitter.com/fIcjDpNfo4
— FC Barcelona (@FCBarcelona) December 19, 2021
Ndërkohë, shoku i tij i skuadrës, Nico, ra dakord me trajnerin e tij që Gavi spikati sërish për Barcelonën.
“Ai pati një lojë mbresëlënëse, si gjithmonë”, tha shkurtimisht talenti Nico. /Telegrafi/