Telegrafi

Gola, asistime dhe formacioni startues, Halimi ia nisë për mrekulli te Mainzi (Foto)

Njëri nga talentet më të mëdhenj shqiptar padyshim që është edhe Besar Halimi.

Talenti gjilanas iu është bashkuar Mainzit pas huazimit një vjeçar tek FSV Frankfurt në Bundesliga 2.

Mesfushori ofensivë ka kaluar një edicion të mirë tek Frankfurti ndërsa tani është rikthyer në Mainz për fazën përgatitore.

Ai deri më tani ka zhvilluar katër ndeshje me Mainzin ku ka arritur po aq fitore ndërsa u inkuadrua në të gjitha.

Në ndeshjen e parë dhe të dytë Besari nuk shënoi mirëpo bëri katër asistime, një në të parën dhe tri në të dytën në fitoret e Mainzit ndaj Alzey 5:0 dhe ndaj Biebrich 7:0.

Aktualisht Mainz po qëndron në SHBA për fazën përgatitore ndërsa në ndeshjen e parë kontrolluese Besari shënoi gol në fitoren 6:0 ndaj Colorado Springs si dhe bëri dy asistime, ndërsa në takimin e dytë ndaj Leones Negros, gjermanët shënuan fitore pas penalltive 3:2 ku njërin gol nga pika e bardhë e shënoi edhe reprezentuesi kosovar.

Fillimi tek Mainzi ka qenë i shkëlqyer për Halimin, i cili përpos golave dhe asistimeve ka marrë edhe fanellën e titullarit. /Telegrafi/