Telegrafi

Gol shumë i bukur nga Bellingham, Anglia në epërsi ndaj Iranit

Anglia ka shënuar golin e parë në Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.

Tre Luanët e kanë nisur për mrekulli sfidën ndaj Iranit, ku në minutën e 35-të kanë gjetur golin e epërsisë.

Një harkim i bukur në zonë nga Luke Shaw bëri që Jude Bellingham të godiste me kokë për ta dërguar topin në rrjetë.

Ky ishte goli i parë i Anglisë në ‘Katar 2022’ dhe i pari në karrierë për Jude Bellingham në një Kampionat Botëror.

Ndërkohë vetëm shtatë minuta më vonë, Bukayo Saka realizoi një gol spektakolar për ta ngritur epërsinë e Anglisë 2-0.

/Telegrafi/