Telegrafi

Gol me shije titulli për Real Madridin, Benzema zhbllokon ndeshjen

Karim Benzema (Foto: Denis Doyle/Getty Images)

Real Madridi është në epërsi ndaj Villarrealit, duke bërë një hap të madh drejt titullit kampion.

Skuadra e Zinedine Zidane është afër që të shpallet kampion, pasi i duhet vetëm një fitore ndaj Villarrealit për të ngritur lartë trofeun.

Në minutën e 29-të të takimit, ishte Karim Benzema që shënoi një gol të bukur nga brenda zonës (1-0).

 

Festë e madhe në bankën e Real Madridit, pasi fitorja do t’i shpall kampion.

Momenti i golit të Karim Benzema (Foto: Denis Doyle/Getty Images)

Nga minuta e parë u pa një seriozitet i madh i mbretërve që filluan sulmet drejt portës kundërshtare.

 

Në anë tjetër Barcelona është duke pësuar nga Osasuna (1-0)./Telegrafi/