Real Madrid aktualisht është duke luajtur ndaj Valencia në Jeddah, Arabia Saudite, në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës, ku pjesa e parë u mbyll 2-0 në të mirë të mbretërve.
Ndeshja u zhbllokua shpejt, që në minutën e 15-të, kur Toni Kroos arriti të shënojë një gol të jashtëzakonshëm nga goditja e këndit.
Mesfushori gjerman e zuri në befasi portierin dhe mbrojtjen e Valencias me një goditje të shpejtë dhe direkt nga këndi.
Portieri i Valencias, Jaume Domenech dhe shokët e tij të skuadrës po përgatiteshin për të mbrojtur topin e dërguar në zonë, por ata ishin shumë të ngadaltë dhe Kroos goditi për të shënuar.
https://twitter.com/RMPIay/status/1214991058721034241
Nuk vonoi shumë dhe Real Madridi e shënoi edhe golin e dytë me Isco, për të shkuar në pushim me rezultat 2-0. /Telegrafi/