Duke shënuar në fitoren e Real Madridit kundër Mallorcas, që u mbyll 4-1, Antonio Rudiger gjithashtu vendos një rekord kurioz, pothuajse unik në llojin e tij.
Ish-futbollisti gjithashtu i Romës dhe Chelseat, falë shënimit në La Liga është bërë lojtari i dytë gjerman që shënon të paktën një gol në katër nga pesë ligat kryesore evropiane.
Siç shkruan Opta, në fakt, mbrojtësi ka shënuar nëntë herë në Ligën Premier, dy herë në Bundesligë dhe Serie A dhe një herë në La Liga. Ai ka bërë karrierë te Sttugart, Roma dhe Chelsea, para se të kalonte te mbretërit.
2 – Antonio Rüdiger has become only the second German player 🇩🇪 to score in four of Europe's top five leagues in the 21st century (9 in Premier League 🏴, 2 in Bundesliga 🇩🇪, 2 in Serie A 🇮🇹 and 1 in LaLiga 🇪🇸), after Shkodran Mustafi. Titan. pic.twitter.com/budrL9lDku
— OptaJose (@OptaJose) September 11, 2022
Para tij, në shekullin e 21-të, këtë e kishte arritur vetëm një lojtar tjetër mbrojtës shqiptar me pasaportë gjermane, Shkodran Mustafi.
Mustafi ka shënuar për Sampdorian (1 gol – Serie A), Schalken (1 gol – Bundesliga), Arsenalin (7 gola – Ligën Premier) dhe Valencian e Levanten (7 gola La Liga).
Pra, nënshkrimi i ri i Los Blancos, përveç ecurisë pozitive të klubit të tij të ri (15 pikë nga 15 të mundshme pas 5 ndeshjesh), feston gjithashtu një moment unik dhe të bukur, me të cilin ai me siguri do të mund të mburret me bashkatdhetarët e tij që luajnë në këtë rol. /Telegrafi/