Maqedonia e Veriut është duke fituar 3-0 përballë Lihtenshtajnit në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës që mbahet në Katar në vitin 2022.
Maqedonasit arriti të realizonin gol pas vetëm shtatë minutash lojë, duke hapur kështu shanset e tyre për dy gola të tjerë.
Enis Bardhi shënoi një gol brilant nga gjuajtja e lirë në minutën e shtatë, duke zënë në befasi portierin kundërshtar.
Dy golat e tjerë u realizuan nga Aleksandar Trajkovski, duke dërguar Maqedoninë e Veriut në epërsi prej tre golash. /Telegrafi/
Enis Bardhi
Macedonia 1:0 Liechtenstein pic.twitter.com/8uL2lqDY9E
— Nikola (@NikolaManUtd) March 28, 2021