Talenti gjilanas, Valmir Sylejmani ka vazhduar më formën e tij të mrekullueshme para fillimi të stinorit.
Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, ka qenë titullarë si gjithnjë me ekipin e Hannoverit në ndeshjen miqësore ndaj ekipit holandez NEC Nijmegen.
Hannover ka arritur fitore me rezultat të thellë 5-2, ndërsa Sylejmani ka shënuar golin më të bukur të ndeshjes.
Ishte minuta e 69-të e ndeshjes, kur një top i kthyer jashtë zonës erdhi deri tek Sylejmani i cili goditi fuqishëm dhe shënoi një gol të jashtëzakonshëm.
Talenti nga Cërrnica e Gjilanit është bërë pjesë e rëndësishme e Hannoverit për edicionin e ri.
Në katër miqësoret e Hannoverit gjatë kësaj faze përgatitore, Valmiri ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar pesë asistime. /Telegrafi/