Është zhbllokuar rezultati në derbin ndërmjet Interit dhe Romës që po zhvillohet në Giuseppe Meazza.
Që nga fillimi, ndeshja ishte shumë e hapur me të dyja skuadrat që kërkonin ta gjejnë golin.
Ndërsa të parët që arritën ta gjejnë rrjetën ishin Giallorossët.
Portieri Alisson e nisi një top të gjatë drejt zonës së zikaltërve, ku e priti Stephan El Shaarawy.
Sulmuesi i Romës e paraboloi Samir Handanovicin duke i dhënë epërsi skuadrës së tij (31′).
Edhe pas golit të shënuar vazhdoi loja e hapur e të skuadrave në kërkim për të shënuar. /Telegrafi/