Sevilla ka gjetur golin e epërsisë 3-2, në përballje me Interin në finalen e Ligës së Evropës.
Ka qenë një ndërprerje kur ka ardhur goli i pestë në finale dhe i treti për skuadrën spanjolle.
Diego Carlos tentoi të shënonte me gërshërë, por topi i devijua nga Romelu Lukaku që e dërgoi në rrjetën e Samir Handanovic në minutën e 74-të.
Gjithsesi goli i shënuar iu llogarit mbrojtësit brazilian, pasi topi ishte duke shkuar në drejtim të portës.
Neroazzurët tani me të gjitha forcat janë hedhur në sulm për ta barazuar rezultatin ./Telegrafi/
https://twitter.com/FTTV10/status/1296908633561858048