Site icon Telegrafi

Me gol dhe asistim, Muriqi dërgon Mallorcan në të tetën e finales së Kupës së Mbretit

(Foto: Getty Images)

Vedat Muriqi ka qenë vendimtar në kualifikimin e Mallorcas në të tetën e finales së Copa del Rey për këtë sezon.

Skuadra nga La Liga spanjolle triumfoi me rezultat 2-0 vetëm pas vazhdimeve në sfidën ndaj ekipit që bën gara në ligën e tretë (Primera División RFEF – Group 1), Pontevedra.

Kur ndeshja po shkonte drejt vazhdimeve, trajneri vendosi ta inkuadronte në lojë sulmuesin e Kosovës (82’) dhe ai u tregua vendimtar.

Në minutën e 97-të të vazhdimeve, 28-vjeçari asistoi për Abdon Prats, i cili e zhbllokoi rezultatin.

Dhe për ta vulosur fitoren u kujdes vet Vedat Muriqi duke realizuar golin që e konfirmonte fituesin (104’). Prats ia ktheu shërbimin duke dhuruar asistin. /Telegrafi/

Exit mobile version