Albian Ajeti ka vazhduar me formë të lartë në kampionatin zviceran.
Kampioni aktual i Zvicrës, Basel ka marrë një fitore të merituar në udhëtim tek Lausanne me rezultat të thellë 1-4.
E në këtë sfidë golin e dytë për mysafirët e shënoi sulmuesi i talentuar nga Kosova, Albian Ajeti.
Ajeti kaloi bukur një mbrojtës dhe pa problem mposhti portierin vendas për 0-2.
Goli ndaj Lausannes ishte i gjashti këtë edicion për Ajetin që qëndroi në fushë 77 minuta.
Ndërkohë Taulant Xhaka ishte i plotë në fitoren e Baselit duke luajtur 90 minuta.
Tek vendasit Benjamin Kololli ishte titullar dhe asistoi tek goli i sulmuesit Andi Zeqiri. /Telegrafi/